E gjithë familja e Masar Bytyqit nga fshati Dejne, japin gjak për pacientët që kanë nevojë.
Ata nuk ia imponojnë njëri-tjetrit, por 11 anëtarët e familjes nuk hezitojnë të japin gjak asnjëherë, shkruan Gazeta Shneta.
Vetëm kryefamiljari, Masar Bytyqi, ka dhënë gjak 24 herë gjatë jetës së tij. Ai thotë se është i privilegjuar që ka pasur mundësi të jap gjak dhe se nuk ka konkurrentë.
“Ndihem shkëlqyeshëm dhe asnjëherë nuk kam pas problem. Mjafton me pas shëndet dhe vullnet, me dhënë gjak është në interes të pacientit”, thotë ai.
Atij i është ndarë një çmim nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, për kontributin e tij.
Bytyqi u bënë thirrje të gjithëve që të japin gjak sepse nuk ndikon për keq asgjë, është veë pozitive. /Gazeta Shneta/