Gjatë muajve të shtatëzanisë shpesh herë ndodhë që të shfaqet gjakderdhja në hundë. Sado e frikshme të duket, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!
Shtatëzania mund të ndikoj në enët tuaja të gjakut që të zmadhohen, pastaj rritja e furnizimit të gjakut shkakton më shumë presion në këto enë delikat, duke i shkaktuar atyre çarje më të lehtë se zakonisht. Megjithëse është një ndjesi e pakëndëshme dhe e paleverdisshme, një gjakderdhje minore nuk është fare e dëmshme, shkruan Baby Center, transmeton Gazeta Shneta.
Gjakderdhjet më së shpeshti ngjajnë kur keni ndonjë ftohje, infeksion të sinusit, alergji, apo tharje të membranës së brendshme të hundës, gjë që ngjanë gjatë temperaturave të ulëta, dhomave me ajr të kondicionuar, apo dhoma me ajr të thatë.
Gjithashtu, përpos këtyre, janë edhe rastet specifike kur pacientet kanë traumë, tension të lartë të gjakut, etj.
Çfarë duhet të bëni për të shmangur gjakderdhjen nga hunda?
- Pini sa më shumë lëngje për t’i mbajtur membranat e brendshme të hidratuara
- Fryni hundët me shumë delikatesë. Fryerja agresive mund të stimuloj gjakderdhjen
- Mundohuni të mbani gojën e hapur gjatë teshtitjes
- Shmangeni ajrin e thatë, sidomos gjatë stinës se dimrit apo ajrit të kondicionuar
- Qëndroni largë irrituesve siç është timi, të cilin në çdo kuptim duhet ta shmangni
- Mos e teproni me përdorimin e medikamenteve hundore, si spërkatësit apo dekongjestantët, për arsyen se ata thajnë hundën dhe e irritojnë atë. /Gazeta Shneta/