Në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë gjatë ditës së sotme është hedhur valle pas gëzimit të madh të një familje për lindjen e djalit. Kjo nuk është hera e parë që familjarët bëjnë këso veprimi, por gjithmonw ndodhë kur lind djalë e jo vajzë. Krejt kjo si rezultat i traditave patriarkale të familjeve shqiptare
Pacienteve të shtrira në Klinikën Gjinekologjike edhe mund t’u ketë penguar zhurma e madhe që vinte nga tupanët në oborr
Një familje e madhe dje ka hedhur valle për disa minuta në oborr, ndërsa tupanët gjëmonin që larg, raporton Indeksonline.
Krejt kjo për shkak të lindjes së një fëmije të gjinisë mashkullore. Bëhet e ditur se vogëlushi ka lindur pas pesë vajzave, andaj edhe ishte gëzim i madh për familjen. /Gazeta Shneta/