Gazeta Shneta është duke marr pjesë në Panairin Mjekësor të organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Panairi është hapur sot nga kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu. Në panair po marrin pjesë dhjetëra kompani për produkte dhe pajisje medicinale, dhe po ashtu organizata që përkrahin shëndetësinë në Kosovë si LuxDev, UNFPA, etj.
Shneta në panair është duke marr pjesë në cilësinë e partnerit për marketing për institucionet private shëndetësore. Platforma e Shnetes për reklamimin e produkteve dhe shërbimeve mjekësore është e hapur ndaj të gjithë të interesuarve.
Gazeta Shneta është sponsor medial i Kongresit dhe Panairit të parë Mjekësor të organizuar nga OMK.