Gabimi i rrezikshëm që nënat bëjnë me karrocat e fëmijëve

2018-10-17 në ora 15:06

Studiuesit në Suedi sugjerojnë se duke mbuluar një karrocë fëmijësh – madje edhe me një pëlhurë të hollë – krijon në të vërtetë një nxehtësi brenda karrocës së fëmijëve, duke zvogëluar qarkullimin e ajrit.

Fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë se sa fëmijët më të rritur ose të rriturit, pasi temperatura e trupit mund të rritet tre deri në pesë herë më shpejt.

Kjo i vë ata në rrezik më të madh të goditjeve të nxehtësisë dhe rreziqeve të tjera shëndetësore të tilla si vdekja e menjëhershmë, ngase temperatura e trupit të tyre arrin nivele të rrezikshme shumë më shpejt.

Pas sugjerimeve nga Dr Norgen, gazeta ku u publikua studimi kreu disa eksperimente të tyre për të parë sa ngrohtësi mund të hyjë brenda një karroce fëmijësh.

Ata lanë një karrocë fëmijësh në diellin suedez nga ora 11.30 deri në orën 13.00 në një ditë të ngrohtë.

Pa një mbulesë, temperatura arriti në 22ºC. Një mbulesë e hollë u vendos gjatë 30 minutave të ardhshme, me ç’rast nxehtësia u rrit në 34ºC. Pas një ore ajo arriti në 37ºC.

NSW Health sugjeron që kurrsesi të mos vendosni mbulojë në karrocën e fëmijëve, qoftë ajo edhe një mbulojë tepër e hollë./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *