Gabimi që bëjmë me furçën e dhëmbëve

2017-04-08 në ora 17:58

Furça e dhëmbëve është një objekt me të cilin ne duhet të bëjmë shumë kujdes. Shpesh ne e lëmë atë në një ambent me furçet e tjera pa menduar se ajo mund të mbledhë shumë baktere.

Një studim i ri për pastërtinë e tualetit i bërë nga Shoqëria Amerikane e Mikrobiologjisë, tregon mbi taktikat e ruajtjes së furçës së dhëmbëve.

Studimet tregojnë se kur studentët e universitetit përdorin një tualet të përbashkët, furçat e tyre të dhëmbëve ndajnë shpesh të njëjtët bakterie të grupit fekal. Një situatë e tillë mund të ndodhë edhe në tualetin e shtëpisë, në një familje të zakonshme.

“Të përdorësh një mbrojtëse për furçën e dhëmbëve nuk e mbron atë nga bakteret, por krijon një mjedis ku bakteriet rriten më shpejtë, duke mos lejuar furçën e dhëmbëve të thahet pas përdorimit”, thotë Laura Aber, pjesë e ekipit të studimit, shkruan Albeu.

Shoqata amerikane e dentistëve rekomandon që të vendosni furçën e dhëmbëve në një pozicion të përshtatshëm ajrimi, që të mos prekë furçat e tjera. Por çelësi kyç për të reduktuar përhapjen e mikrobeve është pikërisht tualeti juaj.

Mbyllja e kapakut të tualetit pas nevojave, është thelbësore, duke mos lejuar që mikrobet të përhapen deri tek furça juaj apo gjithçka tjetër në tualet. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *