Pjesët e zonës tuaj janë delikate dhe ashtu si ju duhet të kujdeseni për të gjithë trupin tuaj, duhet të kujdeseni edhe për të, por vagina ka nevojë madje për trajtesë të veçantë.
Gratë duhet të kujdesen për vaginën e tyre ose përndryshe mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore si sindrome të ndryshme apo sëmundje inflamatore.
Të gjitha këto infeksione mund të jenë shumë të pakëndshme, dhe vagina ka një pH shumë specifike që duhet të mirëmbahet.
Këtu janë gjashtë mënyra për të siguruar që ju jeni duke u kujdesur për vaginën tuaj si duhet duke mbajtur larg të gjitha llojet e infeksioneve:
Mos e përdorni sprejin në zonën e poshtme, mund të mendoni se po pastroni vaginën tuaj por në fakt brenda saj ka shumë baktere.
Hani ushqime të shëndetshme, dieta juaj ndikon direkt në shëndetin tuaj vaginal më shumë se ju mendoni.
Përdorni prezervativë, kjo mund të ndihmojë në mbajtjen e sëmundjeve ngjitëse seksuale dhe infeksioneve tjera potencialisht të dëmshme larg pjesës së zonës tuaj.
Përdorni veshje të pambukut më shumë.
Vizitojeni gjinekologun tuaj çdo vit.
Poashtu qëndroni larg sapunit aromatik, pasi që ju mjafton ujë i nxehtë për të pastruar tërë atë zonë, por nëse nuk mundeni pa sapun, mundësisht përdoreni ndonjë sapun të butë dhe pa aromë.