Futbollisti Granit Xhaka bëhet baba, ja çfarë emri i la bebes

2019-10-09 në ora 08:43

Futbollisti shqiptar në Zvicër Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita janë bërë dje prindër për herë të parë.

Leonita solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e ndau vetë futbollisti në rrjete sociale. Ai publikoi në profilin e tij në Instagram foton e parë me të voglën, të cilin i kishin treguar vetëm dorën e vendosur mbi dy duart e prindërve.

Vetëm pak më parë, Leonita ka zbuluar për ndjekësit në Instagram emrin që ajo dhe Graniti kanë zgjedhur për bebushen e tyre. Dyshja e ka pagëzuar të voglën me emrin Ayana.

“Ayana Xhaka. Mami dhe babi të duan përgjithmonë.”- shkroi bashkëshortja e futbollistit krahas fotos së publikuar në Instagram.

Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *