Goditja e shpeshtë e topit me kokë, mund të jetë e rrezikshme për futbollistët, thonë shkencëtarët në Britaninë e Madhe.
Hulumtimi ka rezultuar se lojtarët që godasin topin me kokë, mund të pësojnë çrregullime mentale më vonë gjatë jetës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Federata e Futbollit ka deklaruar se do t’i përcjellë nga afër këto hulumtime.
Dawn Astle, e bija e ish-futbollistit Jeff Astle (West Brom), i cili vdiq në moshën 59-vjeçare pas vuajtjes nga demenca, thotë se “është e qartë se dementia e tij ishte e lidhur me karrierën e futbollit”.
Hetimi për vdekjen e tij në vitin 2002, zbuloi se goditjet e topit në mënyrë të përsëritur, kontribuuan në shkaktimin e traumave në trurin e tij.
“Një mjek ligjor gjatë hetimeve, u përpoq që të fshihte shkakun e vdekjes së tij. Ata nuk duan ta dinë, ata nuk duan të mendojnë se futbolli mund të jetë vrasës, dhe fatkeqësisht, është. Mund të jetë”, deklaron e bija e ish-sulmuesit britanik.
“Gjatë kohëve të fundit të jetës së tij, ai madje nuk e dinte se kishte qenë ndonjëherë futbollist”, rrëfen ajo, “çdo gjë që futbolli i ka dhënë ndonjëherë, ia ka marr sërish”.
Hulumtuesit e Universitetit të Londrës dhe Universitetit të Cardiff-it, ekzaminuan trutë e pesë njerëzve që kishin qenë futbollist profesionist dhe një personi që kishte qenë amator.
Te të gjashtit gjatë jetës së tyre kishin luajtur mesatarisht nga 26 vite futboll dhe te të gjithë u shfaq mundësia për zhvillimin e dementisë gjatë viteve të 60-ta të tyre.
Gjatë kryerjes së ekzaminimit pas vdekjes, shkencëtarët gjetën shenja të lëndimit të trurit të quajtur ‘encefalopati’ kronike-traumatike – në katër raste. /Gazeta Shneta/