Mediat janë në përcjellje të vazhdueshme të pritjes së ëmbël të modeles së njohur shqiptare Emina Çunmulaj.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në instagram me mbishkrim “9 muaj shtatzënë”.
Por ajo që ka rënë në sy më shumë është stili i veshjes së saj. Ndonëse iu ka rritur barku saqë është gati të lind, Emina me këtë fustan duket si një yll.
Sigurisht se shtatzënia e ka bërë edhe më të bukur. Kujtojmë se ajo është nënë e vajzës Ella Faria dhe është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian. /Gazeta Shneta/