Fundjavë me acar, por pa rreshje

2019-01-12 në ora 07:30

Në fundjavë acar, pa të reshura, mjegull në vise të ulëta. Në fillim të javës sërish borë. Në ditët e fundjavës fusha të presionit të lartë nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil dhe pa të reshura, me mjegull dhe acar në orët e mëngjesit.

Mirëpo, në fillim të javës sërish një vorbull ciklonike nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore arktike, përgjatë Italisë do të depërtojë në rajon, që do të sjellë sërish reshje bore. Në fundjavë nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e me formimin edhe të mjegullave, cilësia e ajrit do të rritet në vlera të pashëndetshme, transmeton Express.

12.01 – Acar. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull. Gjatë ditës pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

13.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që vende-vende mund të mbete edhe gjatë ditës. Në mbrëmje vonë vende-vende mundësi për borë të dobët.

14.01-15.01 – Të hënën ftohtë, kryesisht vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore, ku në orët e paradites mund të jenë më intensive. Ditën e martë, shumë ftohtë dhe me erë. Pjesërisht vranët, kohë pas kohe me reshje lokale bore.

16.01 – Shumë ftohtë. Në mëngjes vranësira, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të mbesin nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -12C deri në -6C, e maksimalet nga -3C deri në 0C. Në viset ku do të ketë mjegull, temperaturat mund të jenë më të ulëta.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë lehtë nga verilindja dhe jugperëndimi 1-2m/s. Shtypja atmosferike, do të shënojë rritje, por të hënën sërish do të zbres thellë nën vlera normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *