Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, është folur edhe për kardiologun Gani Bajraktari.
Bajraktari u suspendua nga puna për tre muaj pas akuzës së një familjari i cili thotë se mjeku e ka referuar për koronarografi në një spital privat, shkruan Gazeta Shneta.
“Oda e Mjekëve duhet ta marr përgjegjësinë për mbrojtjen e Bajraktarit sepse është anëtar i Odës. Por këtë përgjegjësi mund ta marrim edhe ne nëse ftohemi nga mjeku”, ka deklaruar kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla.
Për rastin e Bajraktarit, Zyra e drejtorit të SHSKUK-së ka ftuar edhe Policinë e Kosovës për të hetuar. Kujtojmë se Bajraktari është njëri nga mjekët e akuzuar nga Prokuroria në skandalin e “Stentave”. /Gazeta Shneta/