‘Frizeret’ në Zvicër nga muaji maj do të marrin rroga marramendëse

2017-03-29 në ora 11:04

Marrëveshja e re parasheh shumë përmirësime por ajo që është më e dukshmja është se paga minimale në pesë vitet e para të punës si floktar/floktare do të jetë 4000 franga

Pagat që marrin floktaret dhe floktarët (“frizeret” dhe berberët) në Zvicër hyjnë në kategorinë e më të ulëtave në vend. Por, duke filluar nga fundi i majit, pozita e këtij profesioni do të ketë një përmirësim.

Për atë kohë parashikohet që të fillojë veprimi i Marrëveshjes së Re të Përgjithshme (GAV) që i mbron interesat e kësaj dege të ekonomisë së shërbimeve, shkruan srf.ch.

Marrëveshja e re parasheh shumë përmirësime por ajo që është më e dukshmja është se paga minimale në pesë vitet e para të punës si floktar/floktare do të jetë 4000, transmeton albinfo.ch.

Federata  Coiffure Suisse ka arritur pajtimin për këtë marrëveshje, njoftojnë sindikatat Unia dhe Syna.

Me këtë marrëveshje të re, veç tjerash do të ketë edhe ngritje të pagave dhe do të bëhet vlerësimi edhe në bazë të përvojës profesionale. Po kështu floktaret dhe floktarët do të jenë më mirë të mbrojtur nga dumpingu i pagave, pastaj do të ketë edhe një pushim pesë ditësh për meshkujt kur të bëhen prindër.

Ndërsa kjo marrëveshje do të jetë funksionale edhe për floktarët që nuk kanë mbaruar zanatin. Ajo që është më e dukshmja në këtë marrëveshje është se pagat minimale në pesë vitet e para të punës si floktar/floktare do të jetë 4000 franga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *