Ekziston një prirje potenciale tek gratë shtatzëna për frikë subjektive ndaj procesit të lindjes, e cila mund të shmanget me disa këshilla.
Lindja është një moment shumë emocional dhe kryesisht është është e pamundur që ta kontrollosh veten.
Para se të afrohet data dhe dita e lindjes është mirë që të bisedoni me gjinekologun për t’i shprehur atij çdo gjë që ju frikëson. Kjo gjë ju ndihmon të keni një lindje më pak të dhimbshme.
Do të më duhet të bëj një lindje me operacion?
Kjo praktikë sipas të dhënave më të fundit përdoret shumë shpesh për lindje. Ju mund të diskutoni me mjekun tuaj se cila tjanë përfitimet dhe rreziqet që ka kjo lloj lindje.
Nuk mund te përballoj dhimbjen?!
Lindja e fëmijës është e dhimbshme. Gruaja vetë merr pjesë në lindjen e fëmijës duke e ndihmuar doktorin. Ato përjetojnë dhimbje, por ka mënyra të ndryshme për të mbajtur nën kontroll këtë situatë. Por një nënë shtatzënë gjatë kësaj kohe mendon shumë gjëra. Po sikur të mos kem kohë të shkoj në spital dhe ta lind në shtrat? Çfarë i ndodh trupit nëse lind në shtrat?/pernenat.ak/