Të frikësuara nga lindja? Nuk jeni të vetmuara! Çdo e pesta femër është e tmerruar nga lindja – dhe si për t’i përkeqësuar gjërat, kërkuesit kanë gjetur se fermat të cilat janë nervoze për lindjen në fakt kalojnë lindje më të gjata se sa nënat e ardhshme të cilat janë më të relaksuara.
Derisa femrat të cilat nuk janë nervoze kanë nevojë për një kohë mesatare prej gjashtë orësh e gjysmë për lindje, foshnjat e nënave të cilat frikësohen në lindjet e para kanë nevojë për rreth tetë orë për të dalë në botën e jashtme.
Studiuesit nga Universiteti i Oslos kanë pyetur rreth 2.206 nëna të cilat lindën për të parën herë të plotësojnë një test psikologjik në javën e 36-të të shtatzënisë. Ata kanë gjetur se 7.5 për qind e femrave kishin frikë nga lindja, dhe kur ka ardhur te procesi i lindjes, këto nëna të nervozuara rreth lindjes kanë pasur nevojë për një orë e gjysmë më shumë se sa nënat më të qeta, shkruan mjeku.
Sipas një studimi, ky proces më i gjatë nga fillimi i dhimbjeve të lindjes deri te dalja e foshnjës ka qenë si rezultat i lëshimit të adrenalinës, që në fakt ndalon muskujt në mitër të kontraktohen në mënyrë të duhur dhe në mënyrë efektive ta shtyjnë foshnjën të dalë jashtë.
Rezultatet kanë treguar se nënat e frikësuara po ashtu janë më të prira për anestezion epidural dhe prerje cezariane, dhe më pak të komunikojnë me mamitë për problemet.
Nëse jeni të frikësuara, kërkoni këshilla nga mjeku ose mamitë, ose edhe mikeshat tuaja të cilat kanë kaluar nëpër këto procese. Këshilla të shumta mund të gjeni edhe në internet. /Gazeta Shneta/