Shpesh herë është e vështirë të dini kush fshihet prapa depresionit, por fotografitë tuaja në Instagram, mund të shfaqin shenja të një çrregullimi që prek më shumë se 300 milionë persona në mbarë botën. Bazuar në studimin më të ri, ekspertët kanë zhvilluar një algoritëm e cila identifikon ata persona, të cilët janë të prekur nga depresioni vetëm duke ua analizuar fotografitë e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Ky studim i vogël është publikuar në të përditshmen EPJ Data Science, në të cilin janë përfshirë 166 përdorues të Instagramit, që publikojnë thuajse 44,000 fotografi në platformën e njohur sociale. Një grup studiuesish kanë zhvilluar një program kompjuterik që analizon aspekte të veçanta në fotografi, përfshirë këtu ngjyrat dhe interaksionet e fotografive, siç janë komentet.
Fotografitë e publikuara nga personat depresiv, zakonisht janë më të errëta, marrin më shumë komente nga komuniteti shoqëror, kanë në përmbajtje më pak fytyra dhe rrallë herë editohen me filtere apo efekte të programeve të ndryshme. Madje, ky grup i përdoruesve, është i pari në listë për publikimin më të shpesht të fotografive në Instagram.
Sipas dr. Andreë Reece, është mëse e nevojshme të aktivizohen psikologët në mbarë botën për të konsultuar personat që mund të bëjn vetvrasje në vitin 2018, për arsyen se kishte materiale me bollëk në rrjetet sociale që ia kjartësonin makinës kompjuterike, që këta persona kishin nevojë të jashtëzakonshme për ndihmë, gjë të cilën njerëzit përreth tyre nuk e vinin re asnjëherë. /Gazeta Shneta/