Megjithëse lindja vaginale që ajo donte nuk ishte më një opsion për Allison, një pëlhurë e thjeshtë kirurgjikale plastike ndihmoi që ajo të shihte djalin e saj të porsalindur, në momentin kur lindi nga seksioni cezarian në muajin e kaluar.
Lindja natyrale konsiderohet si alternativa më e sigurt pë nënat dhe foshnjat e tyre, por placenta e Allison u rrit në mënyrë jonormale, duke e shprehur nevojën për një seksion cezarian, transmeton Gazeta Shneta.
Por me ndihmën e mamisë dhe spitalit në Alabama, Allison dhe bashkëshorti i saj, Brent, thurën një plan që ua mundësonte atyre të ishin në gjendje ta mirëpresin birin e tyre, Bennetin.
Fotot mahnitëse zbulojnë momentin që çifti vuri sytë tek djali dhe e përqafoi menjëherë, duke mundësuar kontaktin e lëkurës që është mjaft i rëndësishëm./Gazeta Shneta/