Bradley Lowery ka luftuar me neuroblastomën – një formë e rrallë e kancerit – gjatë gjithë jetës së tij.
Tani gjendja e gjashtëvjeçarit po përkeqësohet shpejt dhe familja e tij e mërzitur po e mbështet atë në atë që ata po e konsiderojnë “momentin e tij të fundit”.
Nëna e Bradley, Gemma, ndau një foto të të riut, duke u përqafuar nga vëllai i tij i madh, një ditë pasi zbuloi se nivelet e oksigjenit ishin të ulëta shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
“Dy djemtë e mi, bota ime, gjithçka e imja!”, e përshkroi ajo fotografinë.
Familja e Bradley mblodhi para për trajtim në SHBA, por në Prill mjekët thanë se kanceri i djalit të vogël ishte bërë terminal dhe trajtimi do të zgjasë tërë jetën e tij.
Tragjikisht Gemma zbuloi më parë këtë muaj se shëndeti i Bradley po përkeqësohej me shpejtësi – pasi “çdo ditë” u gjetën “gunga të reja”.
Më 23 qershor ajo tha se familjes i ishte thënë se Bradley ka vetëm disa javë për të jetuar.
“Ai ende është duke jetuar. Mburrem me luftën që po i bën ai kancerit.”, tha nëna e Bradley.
Kujtojmë se djaloshi është parë në krahët e futbollistëve të mëdhenj anglez, duke i japur përkrahje të madhe. Madje, njëri nga lojtarët futbollist e konsideron atë shokun e tij të ngushtë, duke e vizituar çdo javë./Gazeta Shneta/