Fotografia e një vajze shqiptare e cila shihet se ka mbetur jashtë tendës gjatë natës së kaluar, ka prekur të gjithë.
Vogëlushja shihet se ka të ftohtë dhe qan nga frika, por nuk dihet pse është lënë jashtë tendes. Ajo dhe mijëra persona tjerë kanë kaluar natën në qiell të hapur për shkak të tërmetit që goditi Shqipërinë ditën e djeshme.
Tërmeti 6.4 ballësh deri më tani ka lënë të vdekur mbi 30 persona, mbi 650 të lënduar tetë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Aksionet e kërkim-shpëtimit ende janë duke vazhduar në rrënojat e ndërtesave kryesisht në Durrës, Thumanë dhe Kurbini. /Gazeta Shneta/