Një foshnjë, gjinia e së cilës ende nuk është identifikuar për shkak të lindjes së këmbëve në formë peshku, duke pamundësuar kontrollimin e organit gjenital, ka ndërruar jetë vetëm 15 minuta pas lindjes.
Foshnja ishte prekur nga gjendja e njohur si sirenomelia ose ‘sindroma mermaid”, shkaku i së cilës mbetet i panjohur.
D.K, 25, lindi normalisht në spitalin Beed në Maharashtra, në perëndim të Indisë transmeton Telegrafi.
Babai i saj, N.K, 32, tha se ishin të shokuar me humbjen e fëmijës.
“Ne nuk kemi parë asnjëherë një foshnjë si kjo”, tha ai.
Sindroma “Mermaid” mendohet të prek një në çdo 60 mijë deri 100 mijë lindje.