Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar Hysen Ibrahimajn – 19-vjeçarin të cilin nuk pranoi ta operonte kirurgu Enver Fekaj në QKUK – në ditën e sotme.
Këtë informatë e ka konfirmuar vetë ministri përmes një postimi në Facebook, të cilës i kishte bashkangjitur edhe fotografi së bashku me familjen e pacientit të pa operuar qe 8 muaj, fotografi këto të publikuara në cilësinë e kualitetit të lartë, shkruan Gazeta Shneta.
I pari i shëndetësisë shprehi keqardhje ndaj familjes Ibrahimaj dhe premtoi se diçka e tillë nuk do të përsëritet më.
“Sot vizitova Hysenin, 19-vjeçarin nga Istogu, i cili së fundmi ka pasur një përvojë jo të mirë me mjekët në QKUK?. Hysenit dhe prindërve të tij ua shpreha keqardhjen time për atë që iu ka ndodhur dhe i sigurova ata që diçka e tillë nuk do t’iu përsëritet më.”, shkroi Ismaili në postimin e tij.
Gjithashtu, Ismaili së bashku me drejtorin e SHSKUK-së, Basri Sejdiu, i bënë ftesë Hysenit që të vijë dhe të trajtohet në institucionet publike të Kosovës.
“Bashkë me drejtorin e SHSKUK-së e ftuam Hysenin që të vijë dhe ta marrë trajtimin dinjitoz dhe profesional, siç ai dhe të gjithë qytetarët ????e tjerë e meritojnë. ??✅”, vazhdon postimi më tutje.
Hysen Ibrahimaj operimin e parë e kishte kryer në spitalin privat tek kirurgu Enver Fekaj 8 muaj më parë, me pagesën e një shume prej 2 mijë eurosh. Operimin e dytë kirurgu Fekaj ia kishte premtuar Hysenit t’ia kryente në QKUK, megjithëse nuk e mbajti premtimin.
Pas 8 muajsh, Enver Fekaj refuzoi ta operonte pacientin 19-vjeçar në këtë qendër, me pretekstin se kushtet janë të rënda, duke i bërë thirrje që të operohet në spital privat.
Babai i Hysenit kishte dërguar ankesë tek drejtori i kësaj klinike, Rifat Bajrami. Si kundër reagim i këtij veprimi, kirurgu Rifat Bajrami kishte urdhëruar që askush mos ta operonte Hysenin.
Si rezultat i kësaj, SHSKUK ditën e djeshme ndërmorri masa disiplinore ndaj kirurgut./Gazeta Shneta/