Jessica Medinger ka bërë njerëzit të rimendohen dy herë se si e shkojnë jetën përmes një fotoje emocionale të postuar në rrjetet sociale.
Nëna nga Britania, përmes një postimi në një grup në Facebook tregoi një fotografi të djalit të saj i cili po vuan nga kanceri, shkruan Gazeta Shneta.
“Ky është ai, Drake, Stinky Joe, e gjithë bota ime”, shkroi Medinger. “Ai është buzëqeshja ime, dashuria ime, pulsi i zemrës sime. Ai gjithashtu është loti im, dhimbja e zemrës sime, vetullat e mia. Ai është jeta ime”, shti nëna e pafat.
Imazhi tregon djalin 10-vjeçar të Medinger duke vuajtur në tualet, pa flokë dhe i lodhur nga kimioterapia.
Kjo familja është duke grumbulluar donatorë të cilët do ta ndihmojnë atë me medikamentet që duhet përdorë.
Drake u diagnostifikua me leukemi në vitin 2012 dhe që atëherë i është nënshtruar transfuzionit të gjakut e intervenimeve të ndryshme.
Ai duhet të përdorë pelena pasi nuk arrin të kontrollojë fshikëzën urinare, teksa përdorë plot 44 pilula medikamente në ditë, shumicën prej të cilave nuk i mban në trup pasi i jashtëqit. /Gazeta Shneta/