Një studim së fundmi tregon që të lindurit gjatë muajve të verës mund të ketë përfitime shtesë.
Koha e vitit që lind një fëmijë ka qenë e shoqëruar me shumë karakteristika, duke përfshirë tipare të personalitetit dhe madje edhe mundësinë e vogëlueshit për sëmundje në të ardhmen, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i ri i botuar në revistën Heliyon zbuloi se të lindurit gjatë muajve të verës mund të kenë përfitime të shumta.
Pas analizimit të afro 450,000 burrave dhe grave në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit nga Njësia e Epidemiologjisë e Këshillit të Kërkimeve Mjekësore arritën në përfundim se foshnjat e lindura gjatë muajve të verës kishin një peshë më të lartë lindjeje dhe ishin më të gjatë se të rriturit e lindur gjat ëdimrit.
Për më tepër, gratë e lindura gjatë verës filluan pubertetin më vonë në jetë sesa moshatarët e tyre të lindur gjatë dimrit.
Studiuesit besojnë se këto ndikime pozitive në shëndetin e foshnjës së palindur janë për shkak të nënës që marrin më shumë diell dhe ekspozimit të rritur ndaj vitaminës D gjatë tremujorit të saj të dytë.
“Ne nuk i dijmë mekanizmat që shkaktojnë këto sezone të modeleve të lindjes në peshën e lindjes, lartësinë dhe kohën e pubertetit”, tha John Perry.
“Ne mendojmë se ekspozimi i vitaminës D është i rëndësishëm dhe gjetjet tona shpresojmë se inkurajojnë kërkime të tjera mbi efektet afatgjata të vitaminës D të jetës së hershme”, shtoi ai. /GazetaShneta/