Në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë, mjekët kanë përdorur kirurgjinë me vrima për të riparuar me sukses shpinën e një fëmije që vuante nga spina bifida ndërsa ishte akoma në mitër.
Kirurgët në spitalin e King’s College thonë se procedura nuk është kurë, por mund të jetë dallimi në mes të disa fëmijëve që mësojnë të ecin apo jo.
Sherrie Sharp dhe djali i saj Jaxson realizuan operacionin në javën e 27-të të shtatzënisë.
Spina bifida u diagnostikua pas skanimit rutinë në javën e 20-të të shtatëzanisë. Mjekët panë përmes skanimeve se shpina e Jaxson-it dhe palca kurrizore nuk ishin formuar siç duhet.
Mangësitë në zhvillimin e shpinës nënkuptonin që kordoni ishte i fryrë në shpinën e tij dhe u la ekspozuar ndaj lëngut amniotik në mitër.
Kjo dëmton nervat në palcën kurrizore dhe mund të çojë në paralizë, humbje të ndjeshmërisë në këmbë dhe probleme që kontrollojnë fshikëzën dhe zorrët. Sa më gjatë të jetë e ekspozuar palca kurrizore, aq më e madhe është dëmtimi.
Sherrie, 29 vjeç dhe nga Ëest Sussex, tha se lajmi ishte një tronditje, por se nuk e kishte konsideruar asnjëherë abortin.
Ajo vendosi të hynte në operacionin pionier për të korrigjuar defektin, edhe pse kishte rrezik që foshnja të lind para kohe.
“Doja të bëja më të mirën për fëmijën tim, doja që ai të kishte një jetë më të mirë dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë”, ka thënë Sherrie.