Ndjenja e lëvizjes së foshnjës në bark mund të jetë e papërshkrueshme dhe e panjohur njëkohësisht për nënat e reja, por nënat e eksperiencuara e cilësojnë mjaft të zakonshme.
Por, sipas një studimi të ri të publikuar në gazetën Development, shkencëtarët në Kolegjin Trinity në Dublin, Irlandë, gjetën se foshnjat lëvizin në mitër për shkak se tentojnë të zhvillojnë eshtra dhe kyçe të forta.
Ata zbuluan se kjo lëvizje ndihmon në stimulimin e “ndërveprimeve molekulare” që i kthen qelizat dhe indet e një embrioni në eshtra dhe kyçe funksionale.
Varësisht se ku ndodhen qelizat, lëvizjet i drejtojnë ato tek formimi i eshtrave ose kërcit. Shkencëtarët zbuluan se nëse foshnjat nuk lëvizin mjaftueshëm në mitër, ata mund të pësojnë zhvillim jonormal të eshtrave.
/noa.al/