Një grua kineze ka lindur një foshnje “gjigante”, i cili është një nga fëmijët më të mëdhenj të sapolindur. Ai peshon sa dyfishi i një foshnjë të sapolindur, plot 6.7 kg.
I ati i foshnjës mendoi se pesha e tij tregon që i biri është i fortë dhe e quajti Kang Kang, që në kinezshe do të thotë “i shëndetshëm”.
Kang Kang lindi me prerje cezariane më 6 mars. Ai është i shëndetshëm, ka një gjatësi prej 58 cm, sa dyfishi i një foshnje normale.
Wang tha se gruaja e tij 35 vjeçare ishte topolake dhe vuante nga diabeti. Si rezultat i diabetit, gruaja vuante nga çrregullimet e të ngrënit.
Gjithashtu, Wang tha se gruaja e tij ishte ushqyer kryesisht me drithëra gjatë shtatzënisë, gjë që kishte ndikuar mjaft mirë në përthithjen e ushqimit të bebes.
Çiftit i ishte thënë më përpara që foshnja e tyre ishte goxha i madh, por ata nuk e prisnin kurrë që djali të ishte 6.7 kg.
I ati i foshnjës publikoi fotot në rrjetet sociale, ndërsa të afërmit e tij ishin ziliqarë për madhësinë e të sapo lindurit.
Çifti ka edhe një vajzë 8 vjeçe, e cila gjithashtu kishte lindur me një peshë të madhe, rreth 5 kg.
I ati i fëmijëve tha se tashmë e bija ushtrohet fizikisht dhe ka një peshë normale.
Mjekët e rekomanduan çiftin që të mbanin nën vëzhgim peshën e të birit në mënyrë që fëmija të mos vuajë nga sëmundje si kolestorol apo presion i lartë i gjakut.