Barnatorja Qendrore e SHSKUK-së ka pranuar sot donacionin e radhës nga Fondacioni ‘Project HOPE’, të medikamentit ‘Pancrealipase’ i cili është i nevojshëm për fëmijët që vuajnë nga fibroza cistike.
Në njoftimin e SHSKUK-së, thuhet se ky fondacion furnizon klinikën e Pediatrisë me këtë medikament që nga viti 2006, transmeton Gazeta Shneta.
“Vlera monetare e përgjithshme e donacionit (Pancrealipase, CREON) të përfituar në prill dhe shtator të vitit 2016 si dhe në muajin korrik dhe gusht të këtij viti është rreth 472,000.00 €”, thuhet në njoftim.
Lexojeni të plotë:
Medikamenti Pancrealipase i nevojshëm për trajtim të fibrozës cistike, bar ky i Listës Esenciale zyrtare vazhdon të sigurohet nga fondacioni Project HOPE, donator ky ndërkombëtar që vite me radhë ofron mbështetjen me medikamente dhe materiale mjekësore për Institucionet publike shëndetësore në vendin tonë.
Sot, Barnatorja Qendrore e QKUK-së ka pranuar kontigjentin e katërt me radhë të këtij medikamenti e cila menjëherë i është distribuar Klinikës së Pediatrisë në QKUK.
Ky bar sigurohet nga ky fondacion që nga vitit 2016 për fëmijët që vuajnë nga fibroza cistike dhe trajtohen në repartin e gastroenterologjisë të Klinikës Pediatrike.
Vlera monetare e përgjithshme e donacionit (Pancrealipase, CREON) të përfituar në prill dhe shtator të vitit 2016 si dhe në muajin korrik dhe gusht të këtij viti është rreth 472,000.00 €
Kordinatorja për çështje Farmaceutike të QKUK/SHSKUK-së, A.Stanovci ka shprehur falënderimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e sinqertë zyrtarëve nga fondacioni Project HOPE, Dr.Vlatko Uzevski dhe Z.Angel Jordanvski, veçanërisht në emër të prindërve fëmijët e të cilëve trajtohen nga F.Cistike në repartet përkatëse të Klinikës së Pediatrise në QKUK.
Gjithashu Stanovci ka shprehur falënderime të sinqerta zyrtarëve të këtij fondacioni edhe në emër të menaxhmentit të lartë administrativ dhe vendimmarrës të QKUK/SHSKUK-së dhe profesionistëve shëndetësor të klinikës pediatrike që merren me trajtimin e fëmijëve të prekur nga fibroza cistike.