Një nënë daneze e cila ishte arrestuar në vitin 1997, pasi kishte lënë foshnjën e saj 14-muajshe jashtë restorantit ku po darkonte, ka folur për herë të parë për rastin e saj.
Ajo thotë se arrestimi i saj është i rëndësishëm edhe sot, sepse ishte bërë padrejtësisht, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Shneta.
“Prindërit amerikanë jetojnë me frikë dhe unë doja të tregoja se është e mundur të jetohet edhe në një mënyrë tjetër”, ka derklaruar Anette Sorensen në një storje të publikuar në New York Post.
Sorensen kishte qenë aktore dhe burri i saj skenarist, kishin ndaluar për të ngrënë darkë në një restorant në Nju Jork, derisa foshnjën e kishin lënë jashtë në karrocë.
Nëna ka deklaruar se vazhdimisht e ka kontrolluar foshnjën nëse është e mbuluar mirë, para se dikush ta thërriste policinë.
Prindërit u arrestuan me akuzat për rrezikimin e fëmijës dhe autoritetet ua kishin hequr përkohësisht të drejtën prindërore.
“Mendoj se nuk ka dënim më të madh sesa t’ia marrësh prindit fëmijën e tij”, ka thënë ajo.
Rasti kishte shkaktuar debat të ashpër në qytetin amerikanë, ku banorët u befasuan nga ideja e prindërve për ta lënë fëmijën të vetëm në trotuar. Të shtangur kishin mbetur edhe danezët.
Akuzat ishin hedhur poshtë dhe Sorensen kishte paditur qytetin për arrestimin e saj. Dy vite më vonë, më 99-tën, një juri i dha asaj 66 mijë dollarë nga shuma e kërkuar prej 20 milionëve.
Nëna tani ka shkruar një libër mbi përvojën e saj dhe po kërkon fonde për ta përkthyer në gjuhën angleze. /Gazeta Shneta/