Kosovari Fatmir H., i cili sulmoi nëntë persona me sopat në një stacion treni në Dusseldorf të Gjermanisë, i ka thënë policisë se sulmin e ka kryer vet pa u ndikuar nga askush tjetër.
Fatmir H., për të cilin policia e Gjermanisë raporti se është mentalisht i sëmurë, po ashtu ka thënë se do të dëshironte shumë që të qëllohej nga policia, shkruan Der Spiegel Online, transmeton Klan Kosova.
Fatmirësisht askush nuk ka vdekur nga sulmi me sopat i kosovarit dhe policia ka arritur para se ai të kryente ndonjë vrasje.