Sami Lahi, babai i vajzës 1-vjeçare nga Skenderaj ka treguar për gjendjen e të bijës së tij. Ai thotë se sëmundja po i shpërndahet në trup ndërkohë që vajza po rritet, ndërsa ka treguar edhe për një shqetësim tjetër në anën e majtë të gjoksit afër zemrës
H.L. një vjeç e gjysmë ka lindur me një patologji të rrallë së cilës në Kosovë nuk i gjendet as diagnoza. Babai i saj, Sami Lahi, tregon se me rritjen e trupit kjo patologji po i shpërndahet edhe më tepër. Ai tregon se mjekët në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK nuk kanë mundur ta gjejnë diagnozën e saktë, ndërsa ia kanë dhënë nënshkrimet për trajtim jashtë vendit, shkruan Gazeta Shneta.
Lahi ka treguar se janë duke pritur një përgjigje nga një klinikë në Gjermani, nëse mjekët atje do ta marrin përsipër shërimin e vajzës. Por ai tani thotë se ka një shqetësim tjetër. Ai ka thënë se bashkëatdhetarët i kanë premtuar ndihmë për marrjen e vizave nëse spitali në Gjermani do t’iu jap përgjigje pozitive për trajtimin e saj.
“Për momentin po më shqetëson më shumë një e ënjtur në pjesën e majtë të gjoksit afër zemrës. Ka filluar para 2-3 muajve dhe tani po rritet. Po kam frikë se mund të vijë deri te zemra ose te damarët e zemrës. Është një e fryrë dhe e fortë dhe po rritet”, ka treguar babai i vajzës.
Samiu tregon se vajza ka kruarje të mëdha dhe lëkura i çelet në gjak pasi është shumë e ndjeshme.
“Po presim përgjigje nga spitali në Gjermani përmes Shoqatës ‘Globi’, nëse ata e trajtojnë këtë sëmundje dhe nëse do të kërkojnë që ta dërgojmë vajzën për kontroll. Poashtu po shohim mundësitë edhe në ndonjë spital në Turqi. Nuk e dimë sa do të kushtojë sepse siç e kanë paraparë mjekët do të duhet të kryhen 7-8 operacione dhe kohë të gjatë të pritjes deri në shërim. Prandaj nuk mund ta dimë shumën e saktë të shërimit”, ka treguar Samiu.
Ai ka bërë thirrje tek qytetarët që ta ndihmojnë dhe sipas mundësive t’i dërgojnë mjete në llogarinë e bankës apo edhe në Ëestern Union. Për çdo detaj mund ta kontaktoni në numrin e telefonit: 049 609 124. Ndërsa më poshtë mund t’i gjeni edhe detajet e llogarisë së bankës. /Gazeta Shneta/