15-vjeçarja me inicialet E.B, nga Komuna e Ferizajt tash e disa ditë po qëndron e mbyllur në shtëpi, sipas saj kjo pasiqë thotë se ka arsye të fort që nuk don të ketë kontakt me njerëzit e tjerë.
Sipas saj, zyrtarët Komunal dhe disa punonjës tjerë brenda këtij objeki institucional, që nga java e kaluar përhapën propagandë në qytet se ajo ishte mbyllur për rreth tre orë në njërën nga zyrat e Komunës.
Pa asnjë ndjenjë të fajit, E.B, në një intervist ekskluzive për arbreshi.info shpalosi detajet se çfarë po bënte të mërkurën 7 shkurtit në zyrën e Rexhep Bajramit, shef i Zyrës për Komunitete në Komunën e Ferizajt, e ku po dyshohet se me pjesëtarin e komunitetit ashkali, ka kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij.
Vajza e mitur, ka hedhur poshtë akuzat se në zyre ka kryer mardhënie seksuale me 53 vjeçarin, për të cilin thotë se e njehë që nga muaji prill i vitit të kaluar.
Ajo është nxënëse në klubin e karates ku pronar është Rexhep Bajrami.
Njejtë sikurse i dyshuari tjetër Rexhep Bajrami, edhe e mitura thotë se në zyrën e tij kishte shkuar për të kërkuar shumën prej 10 euro që i nevojiteshin për të blerë një palë syze.
Sidoqoftë ajo u është kundërpërgjigjur edhe akuzave që Bajrami të premten e kaluar bëri në intervistën për arbreshi.info, se vajza përdorë drogë dhe merret me gjëra tjera të cilat e kanë devijuar.
Ajo ka pranuar vitin e kaluar kishte pasur lidhje dashurie më një 20 vjeçar të komunitetit ashkali nga i cili sipas të miturës ishte kërcënuar që të denonconte Bajram Rexhepin se po e ngacmonte seksualisht.
Për këto dhe shumë detaje tjera rreth zhvillimeve në këtë rast të ndjeshëm, ndiqeni intervistën më poshtë.
/ Gazeta Shneta