Ekzistojnë 10 fraza të cilat nuk duhet thënë nga një vjehërr drejt nuses së saj, përkatësisht ndaj një nëne të re.
- Përse qan?
Një nënë e re që ka në dorë një fëmijë që vetëm qan nuk mund të dijë gjithmonë arsyen pse fëmija e bën, dhe një koment i tillë do të ishte shumë i pavend nga ana e vjehrrës së saj. Kjo nuk do të bënte asgjë tjetër përveçse të acaronte marrëdhënien e tyre.
- Dhoma ku luan fëmija është një fushë beteje
Nëse vjehrra vjen për vizitë ndërsa fëmijët janë duke luajtur, apo jetoni me të dhe fëmijët bëjnë shpesh rrëmujë me lodrat e tyre, komentet në lidhje me rregullin do të ishin të tepërta. Në vend të komenteve të tilla le të përpiqet t’ju ndihmojë të vendosni pak rregull në shtëpinë tuaj.
- Fëmija ka nevojë për këtë apo për atë gjë
Ndërsa ajo shprehet në një mënyrë të tillë, pyetja e parë që të vjen në mendje është “si ka mundësi që nëna nuk është në gjendje të kuptojë nevojat e fëmijës së saj që ska pak javë që ka dalë nga barku i saj, dhe gjyshja mundet”? Për këtë arsye, vjehrra mendohuni mirë para se të shpreheni në mënyrë të tillë.
- U lodhe me një? Po unë me 2/3/4 dhe për më tepër në vitet që i kam rritur?
Ju ndoshta mund të ishit më e mira nënë që mund të ketë ekzistuar ndonjëherë! Ndoshta mund të ishit edhe shumë e “paaftë” ashtu si edhe çdo nënë tjetër në fillimet e saj të kësaj eksperince të re, por me siguri që nusja nuk ka qënë atje të shikojë si keni vepruar, dhe për më tepër ndoshta familja e madhe, tipike e asaj kohe, do t’ju vendoste në dispozicion më shumë anëtarë për t’ju dhënë një ndihmë.
- Mos krahasoni fëmijët e saj me tuajët ndërsa kanë qënë të vegjël
Ka disa vjehrra që ndonjëherë e teprojnë me mënyrën si shprehen ndërsa krahasojnë nipërit apo mbesat me fëmijët e saj. Ndonjëherë mund të dëgjohen shprehje të tilla si “djali im filloi të ecte që 6 muajsh”. Kjo nuk ndihmon aspak në zhvillimin konjuktiv të fëmijës, as nuk i jep mbështetje nënës së re. Për më tepër, jeni e sigurt se ka filluar të ecë vërtet që 6 muajsh? Dhe të tjera shprehje si këto, sa të pavërteta, aq edhe të pavend!
- Nuk të shoh në gjendje të mirë fizike
Dukesh e lodhur, e pakrehur, i ke sytë e kuqe, nuk paske kohë të bësh asgjë. Ndoshta kjo është një mënyrë e të shprehurit të asaj që në të vërtetë ndodh me nusen e saj, pra që nuk ka kohë të bëhet e bukur për djalin e saj, por përse duhet të përdorë shprehje kaq negative? Në vend të kësaj ajo mund t’i thotë nuses diçka të tillë “lere djalin/vajzën se e mbaj unë për 2 orë, kështu edhe ti do të jesh e lirë të bësh diçka që të pëlqën”. Kjo do të bënte të lumtur 3 persona: djalin tuaj i cili do të gjente bashkëshorten e rregulluar, nusen e cila do t’ju vlerësonte që i mundësuat pak kohë për veten e saj, si edhe vetë ju pasi edhe ju keni pak nevojë të qetësoheni me atë krijesë të vogël që mbart gjakun tuaj.
- Mos poshtëroni asnjëherë nusen
Midis nuses dhe vjehrrës mund të krijohet edhe një marrëdhënie e mirë, ku e kaluara e familjes bashkohet me të ardhmen, por që të ndodhë kjo dhe midis tyre të krijohet një marrëdhënie e shëndetshme, duhet që vjehrra të mos e poshtërojë asnjëherë nusen e saj. Një frazë që vjehrra nuk duhet të thotë kurrë është “ djali im fiton më shumë se ty” ose “djali im është më i mire se ty, je me fat që e njohe”!
- Mos u ngatërroni me të shkuarën e djalit
Frazat që kanë të bëjnë me jetën e djalit para martese duhet të evitohen vjehrra të dashura, përpiquni të jepni sa më pak detaje në lidhje me këtë. Ndoshta ju nuk e dini se do të jetë djali juaj që do të qetësojë bashkëshorten.
- Në shtëpinë time nuk qan kurrë, në shtëpinë time ha gjithmonë, në shtëpinë time…
Në përgjithësi fraza të tilla absolute si: “kurrë, gjithçka dhe gjithmonë” mund të fshehin diçka. Evitoni fraza të tilla dhe përpiquni të flisni më thjesht me nusen e djalit tuaj. Ju keni çfarë aftësish të vendosni në dukje, gjithsesi keni qënë njëherë nënë. Tashmë fëmijët tuaj janë të rritur!
- Mos e refuzoni ndihmën që ju kërkon
Nëse nusja juaj ju shprehet se ka shumë rroba për të hekurosur apo larë, mos bëni sikur nuk e dëgjoni, apo të përgjigjeni duke i thënë “çdokush ka punët e tij”. Do të ishte më mirë të përgjigjeshit në mënyrë më të butë, ose ndonjëherë të mos bëni sikur nuk e dëgjoni atë çfarë ju tha. pernenat.al