Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka mbajtur një fjalim në mbledhjen komemorative për të ndjerin Arian Daci.
Jakupi e ka vlerësuar lartë kolegun e tij farmacist i cili ndërroi jetë pasi u zu nga orteku në Brezovicë derisa ishte duke skijuar.
Fjala e plotë:
I nderuar profesor Daci, Znj. Zineta, Merita, Edi, Prof.Majlinda dhe ju të pranishëm,
I tronditur me lajmin,
në emër të Odës së Farmacistëve të Kosovës ju shpreh ngushëllime të sinqerta për rastin tragjik që ndodhi. Kam pranuar qindra mesazhe dhe telefonata nga farmacistët të cilët kanë shprehur tronditjen, mosbesimin për rastin dhe dhembjen e tyre të madhe, pasi Ariani ishte person që i afronte njerëzit dhe që gjithmonë transmetonte një energji pozitive në shoqëri.
Hareja që transmetonte është ajo që e karakterizonte. Diçka që sot na mungon si shoqëri. Diçka për të cilën kemi nevojë më shumë se kurrë për raportet ndërnjerëzore.
Unë sot jam këtu zyrtarisht që të flas në emër të Odës, por në anën tjetër më shumë jam si shok i tij. Personalist Arianin nuk e kam pasur vetëm koleg farmacist, apo koleg të grupit, e kam pasur shok me të cilin kemi ndarë shumë momente së bashku që nga gjimnazi.
Prej dje shumë kujtime po më përcjellin duke mos dashur ta pranoj realitetin,
Në konferencën e fundit të farmacisë që patëm shprehu përkrahjen e tij edhe si farmacist por edhe si Zv.Ministër, duke diskutuar për disa projekte të farmacisë që ti ndërlidhim edhe me farmacistët shqiptarë në diasporë.
E kisha edhe mentor të skijimit, nuk hezitonte të ndalej dhe të tregonte se si duhet të sillet një njeri që skijon, në raport me natyrën, në raport me borën, por edhe argëtimin pastaj. Por jo vetëm kaq gjithashtu edhe në raport mënyrën se si duhet të mbrohemi nga rreziqet, përfshirë edhe ato të orteqeve që i dinte shumë mirë.
Arian, aksidentet ndodhin dhe mund të mos jesh fizikisht më me ne, por ti do të mbetesh përherë në mendjet dhe zemrat tona, të të gjithë farmacistëve, kolegëve tu ashtu i hareshëm dhe fisnik siç ishe.
Familja pastë forcë për të pasur dhembjen më të lehtë!