Ky është realiteti ynë, nuk është për çdokënd por vlen për neve
Për fotografen Mae Burke të kapësh pamje të bukura të nënës përkrah fëmijëve të saj është një punë ditore. Ndërsa ajo ka kapur imazhe që lënë me gojë hapur shumëkënd derisa ishte pyetur nga një nënë që ta fotografonte “mënyrën tonë të jetesës” dhe ajo këtë e bëri me shumë dashuri.
Kur nëna e quajtur Chelsea filloj rrugëtimin e saj të gji dhënies, ajo asnjëherë ndoshta nuk e ka menduar që do të ushqente me qumështin e saj disa fëmijë më të rritur, dhe aq më pak dy fëmijë në të njëjtën kohë.
Mirëpo tani ajo e gjen veten shumë krenare me këto imazhe të dy fëmijëve të saj Addilynn (Addie) rreth 4 vjec dhe Emilynn e vogël 16 muajshe.
Tani ajo po ndan këto foto të bukura për të ndihmuar në ndryshimin e perceptimeve të gji dhënies
“Kuptova herët në amësi se marrëdhënia ime me ushqyerjen me gji nuk mund të planifikohej”, thotë Chelsea, që vjen nga Teksasi. “Në vend të kësaj, unë e lejova të bëhej një udhëtim, disa ditë që udhëtimi është i vështirë dhe unë dua të lë, por të tjerët thonë se udhëtimi është i bukur.
Këto fotografi, nga fotografja Mae Burke, “kapin ato momente”, thotë Chelsea, transmeton Gazeta Shneta.
Mae po ashtu një nënë, thotë se duke ndihmuar nënat të tregojnë historitë e tyre është bërë një pasion.
“Nëna është një nga rolet që unë përcaktoj si një njeri i rëndësishëm,” thotë Mae. “Gjashtë vjet rresht që kam kaluar shtatzënë, kam zhvilluar një dëshirë të thellë brenda meje për t’u lidhur me gratë e tjera.
Imazhet po ndihmojnë njerëzit të kuptojnë këtë realitet
“Kam gjetur që sapo njerëzit të na shohin duke u përkujdesur, ndërgjegjja e tyre ndryshon. Është sikur pamja në mendjen e tyre ishte aq e huaj sa nuk mund ta kuptonin atë”, thotë Chelsea.
“Duke e parë atë, sidomos në fotografi të bukura, u lejon atyre të shohin supozimet e tyre të kaluara dhe si është në fakt realiteti, dhe ky është realiteti ynë: nuk është për të gjithë, por funksionon për ne”, shton ajo. /Gazeta Shneta/