Ajo është nga ato nëna që duket se i bën të gjitha!
Po flasim për këngëtaren Çiljeta Xhilaga e cila herë pas here na e pasqyron marrëdhënien e saj nënë e bir në Instagram.
Pavarësisht angazhimeve që ka, ajo di mjaft mirë t’i përkushtohet djalit të saj, Fernandos, transmeton Syri.
Ditën e djeshme, Fernando bashkë me Elgit Dodën, kishin përgatitur një surprizë për Çiljetën në programin ‘Familja’.
Në momentin kur Çiljeta futet në studio, dëgjon këngën e saj të kënduar nga një zë fëmije, dhe më pas fjalët:
“Mami, je më e mira në botë dhe unë të dua shumë. Kjo ishte surpriza ime për ty, numëro deri në 3 dhe unë do vi aty”.
Çiljeta e ka treguar shpesh herë se ka një marrëdhënie të mrekullueshme me djalin e saj dhe kjo surprizë e Fernandos e vërtetoi dhe njëherë këtë gjë.