Deri tani kemi menduar se kemi një tru dhe ai është në kokën tonë, por prej shkencëtarëve po del që kemi edhe një tru të dytë, i cili është në zorrën tonë, ku jetojnë 100 trilion baktere dhe 10 herë më shumë mikroorganizma të tjera..
Në shkencën e vjetër është menduar se seratonina, neurotransmetuesi që na bën të lumtur e të ndihemi të përmbushur, krijohet në tru. Tani, është vërtetuar se seratonina krijohet 95 % në zorrë, 1 % në tru dhe 4 % në pjesë të tjera.
Pra, në thelb, po ta mirëmbajmë këtë organ, ai do të na mirëmbajnë neve. Nëse ky organ (zorra) inflamohet, inflamacioni është burim i të gjitha sëmundjeve, sepse numri i neuroneve që gjenden në zorrë është i njëjtë me numrin e neuroneve që gjenden në tru dhe komunikojnë direkt me trurin.
Nëse doni të luftoni dhimbjen e barkut, masazhoni 2-3 herë në ditë barkun me këtë përzierje:
1 lugë vaj ulliri, 7 pika vaj esencial kumin i zi (analgjetik) 5 pika vaj finoku (antimeteorizëm) dhe 5 pika vaj borziloku (freskues, tretës dhe antikalbëzues)./LIVING/