Hulumtimi i fundit tregon se femrat të cilat nuk kanë bajamet dhe zorrën qorre në trupin e tyre, konceptohen më lehtë.
Këtë gjë e vërtetoi hulumtimi 15-vjeçar, ku për mostër morri një numër të madh të grave duke i përcjellë gjatë tërë këtyre viteve, transmeton Telegrafi.
Sipas rezultateve të tij, përqindja e femrave të cilat kanë pasur së paku një shtatzëni pas operacioneve është 54 (zorra qorre), 53 (bajamet), 59 (të dy operacionet. Te femrat të cilat nuk kanë pasur operacione mesatarja është 44 për qind.
Siç është pritur, në gjysmë milionë të femrave, lidhja shkak-pasojë ekziston – te femrat të cilat kanë pasur njërën ndër këto dy operacione shpeshtësia e mbetjes shtatzënë është më e madhe se te ato të cilat nuk i kanë pasor asnjërin nga këto operacione, ndërkaq edhe më e madhe në rastin e femrave të cilat i kanë pasur të dy operacionet.
Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë bërë të ditur arsyen përse ndodh kjo.