Nënat të cilat lindin fëmijën e tyre të parë gjatë moshës 30 vjeçare, mund të jetojnë më gjatë sesa femrat që kryejn lindjet gjatë moshës 20 vjeçare, sugjeron studimi më i ri.
Derisa doktorët insistojnë që femrat duhet të tentojnë dhe të ngjizin embrionët gjatë moshës 20 vjeçare për më shumë mundësi të shëndetit të mirë për beben dhe nënën njëkohësisht, studiuesit sugjerojnë se kërkimet e tyre theksojnë me fakte se duhet të pritet deri në moshën 30 vjeçare për arsye të shumta.
Ky nuk është studimi i vetëm shkencor që ka arritur në një përfundim të tillë. Kujtojmë që në vitin 2014, një studim i publikuar në Times, arriti në konkludimin se femrat që kishin mbetur shtatëzënë pasi kanë arritur moshën 33 vjeçare, gëzonin mundësinë e të jetuarit më gjatë sesa femrat që kishin kryer lindjet përpara se ti mbushnin të 30tat. Megjithëse është më e vështirë të rriten fëmijët gjatë të 40tave, studiuesit kanë treguar se nënat që praktikojnë këtë mënyrë të jetës, janë katër herë më të predispozuara të jetojnë 100 vjeç sesa femrat e grupit tjetër, shkruan Times, transmeton Gazeta Shneta.
Të pasurit fëmijë në moshën 30vjeçare mund të ketë benefite të ndryshme në jetën e femrës, është e rëndësishme që nënat të kenë parasysh se mundësitë e ngjizjes tek nëna fillojnë të dobësohen pas moshës 35 vjeçare. Bazuar në raportimin e Baby Center, pas moshës 35 vjecare, femrat rrezikohen nga paraqitja e infertilitetit apo abortit dhe normalisht sëmundjeve që paraqiten tek bebet për arsye të gjendjes së organeve reproduktive të femrës pas moshës 35 vjecare. /Gazeta Shneta/