Gratë që rregullisht lyejnë flokët e tyre me të kaftë të mbyllur apo të zeza, apo edhe kimikisht i drejtojnë flokët e tyre, kanë një rrezik më të lartë të prekjes nga kanceri i gjirit, gjetën hulumtimet e reja.
Gjetjet shqetësuese vijnë nga një studim i botuar në revistën “Carcigenesis”, në të cilin u studiuan më shumë se 4,000 gra, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi gjeti rritje të konsiderueshme të kancerit në mesin e grave që përdorën nuanca të errëta të ngjyrave të flokëve.
Por autori kryesor Adana Llanos tha se gjetjet nuk ishin përfundimtare, ndërsa po i cilëson vetëm si supozime, një grup tjerë studiuesish po bëjnë hulumtime rreth kësaj çështjeje.
Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, vlerësohet se një e treta e femrave mbi moshën 18 vjeç përdorin një lloj ngjyre të flokëve.
Ngjyra e flokëve përmban mbi 5,000 kimikate të ndryshme dhe disa raportohen të jenë kancerogjene.
Ndërsa ky studim ka gjetur një lidhje mes ngjyrës së errët të flokëve dhe kancerit, ka shumë studime të tjera që e kundërshtojnë atë./Gazeta Shneta/