Femrat që po e përdorin metodën pohojnë se uthulla forcon zonën intime, zvogëlon vulvën dhe pastron muret e qafës së mitrës.
Megjithatë, nuk ka ndonjë dëshmi shkencore se uthulla ka ndonjë efekt shtrëngues në atë zonë
Në të vërtetë, është krejtësisht joefektive dhe jashtëzakonisht e rrezikshme.
Organi gjenital femëror është vetë-pastrues dhe vendosja e ndonjë përbërësi të ngjashëm si uthulla mund ta çekuilibrojë vetë-pastrimin.
Madje edhe përdorimi i sapunëve dhe produkteve të tjera higjienike në zonën intime mund të shkaktojë mosbalancim të baktereve dhe të rezultojë në infeksione.
NHS ka këshilluar femrat që mos të përdorin një teknikë të tillë, pasi që mund t’i bëjë dëm të madh zonës intime, mund ta bëjë atë më të ndjeshme ndaj inflamacioneve dhe infeksioneve të ndryshme.
Pavarësisht kësaj, fatkeqësisht metoda është përhapur përmes internetit dhe po praktikohet nga një numër i konsiderueshëm i femrave.