Ministria e Tregtisë në Kosovë, ka filluar një iniciativë për të kontrolluar cilësinë e tyre në doganë. S
Fëmijë janë kërkues të vazhdueshëm të gjërave të ndryshme, kryesisht lodrave me figura të lloj-llojshme, por rrezikut qe i kanosen me përdorimin e tyre ata nuk e din, shkruan rtv21.tv
Lëndet e lodrave kanë përmbajte të plastikës që mund të jetë e dëmshme për ta, rrezikohet që këto lodra të jenë kancerogjene dhe ndikojnë direkt në shëndetin e fëmijëve.
Përmbajtja e këtyre lodrave është e përbërë nga substanca të rënda si polivinir kloridit, një substancë e plastikës të cilës i shtohen edhe fitalate e cila ndihmon në krijimin e formave të ndryshme të lodrave të cilat atakojnë direkt në shëndetin e fëmijëve ato arrijnë deri në dëmtimin e dëgjimit si pasojë e përdorimit të lodrave me zhurma, sipas mjekëve kjo gjendje është alarmante.
Në bazë të disa testeve të bëra nga ekspertët është bërë e ditur se sa gjatë mund të mbijetojë një virus në lodër plastike fëmijësh që është e butë për shembull një bretkosë.
Zbulimet lidhen me viruse të cilat kanë një shtresë të jashtme mbrojtëse e cila mund t’i ndihmojë ata të mbijetojnë dhe të infektojnë qeliza të tjera. Shembujt përfshijnë gripin, i cili është një nga sëmundjet më të përhapura të rrugëve të frymëmarrjes. Kërkuesit thanë se lodrat janë me gjasa një kanal i rëndësishëm për transmetimin e sëmundjeve tjera te fëmijët qe kanë pasoja të rënda.
Ministria e Tregtisë në Kosovë, ka filluar një iniciativë për të kontrolluar cilësinë e tyre në doganë. Sipas shifrave të lëshuara nga dogana e Kosovës në vitin e kaluar janë importuar rreth 2 milionë kilogramë lodra të importuar nga Kina, apo rreth 8 milionë euro dhe kjo shifër vazhdon të jetë e njëjtë çdo vit./21Media