Bëhet fjalë për trurin e foshnjës që ndrydhet nga të goditurit në ashtin e kafkës. Kjo pastaj shkakton të ënjtura, gjakderdhje dhe presionin në tru.
Çfarë është sindroma e foshnjës së shkundur?
Është një grup simptomesh të lëndimeve të shkaktuara nga shkundja e foshnjës. Të shkundurit e foshnjës mund të shkaktojë këto gjendje serioze:
Lëndimi i syrit dhe/ose verbërimi
Lëndimi i trurit
Konvulsioni (spazma)
Paraliza
Zhvillimi i vonuar
Vdekja
Çka ndodhë kur shkundet foshnja
Koka e foshnjës është më e madhe dhe më e rëndë se pjesa tjetër e trupit, dhe deri në moshën dyvjeçare apo edhe më shumë, muskujt e tij të qafës nuk janë aq të fortë sa të mund të mbajnë kokën. Të shkundurit bën që truri të lëvizë brenda kafkës dhe të ndrydhet nga të goditurit në ashtin e kafkës.
Kjo ndrydhje shkakton të ënjturit, gjakderdhjen dhe presionin në tru. Enët e gjakut mund të pëlcasin, nervat të dëmtohen dhe retina e syrit mund të shkëputet ose nervat optike të gërvishten, gjë që mund të sjelle verbërinë, transmeton Telegrafi.
Pse e shkundim foshnjën
Të shumtën e herëve shkundja e foshnjës ndodhë nga frustrimi i prindit apo kujdestarit në përpjekje për t’ia ndalur vajin foshnjës. Rastet e tjera ndodhin nga aksidentet apo lojërat e vrazhda, siç është të hedhurit e fëmijës në ajër, të ngriturit poshtë-lart ose të luhaturit në rreth.
Foshnjat mund të përjetojnë dëmtim të muskujve të zverkut. Disa prindër e dinë se fëmija nuk duhet të goditet, por ata nuk e kuptojnë se të shkundurit është shumë i dëmshëm. Lëndimet nga të shkundurit mund të jenë rezultat edhe i vrapimit apo kërcimit poshtë e lartë me foshnjën.
Si mund të parandalohet sindroma e foshnjës së shkundur
Bëhuni të vetëdijshëm për aktivitetet që mund të shkaktojnë lëndime.
Kërko këshillim profesional për të mësuar aftësitë e perceptimit para se të bëhet ndonjë dëm. Mos lejoni që zemërimi t’ia zë vendin kënaqësisë që mund ta përjetoni me fëmijën tuaj.
Nëse e keni shkundur fëmijën tuaj apo nëse mendoni se dikush e ka bërë këtë, menjëherë kërko ndihmë mjekësore.
Kërkon ndihmën e mjekut nëse foshnja qanë për një kohë të gjatë ose jeni të shqetësuar për shëndetin e saj.