Jetëgjatësia në ditët e sotme po rritet në një normë prej 15 minutash për çdo orë, sipas një eksperti të plakjes.
Fëmijët e lindur sot, pritet të jetojnë mesatarisht 104 vjet, thotë profesoresha Sarah Harper nga Universiteti i Oksfordit, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo ka paralajmëruar se njerëzit që jetojnë më gjatë do të shkaktojnë sfida të mëdha për shoqërinë dhe duhet të rishikohet organizimi i jetës.
Njerëzit mund të kalojnë pjesën më të madhe të jetës si pensionierë, ndërsa disa nuk do të mund të trashëgojnë nga gjyshërit deri sa t’i mbushin 80 vjet.
Vetëm në Britaninë e Madhe, parashikohet që deri në fund të këtij shekulli të ketë 1.5 milion njerëz që kanë mbushur 100 vjet. Për momentin janë 14 mijë e 500.
“Jemi duke fituar rreth 2.5 vjet në një dekadë, ose 15 minuta në orë. Parashikimet sugjerojnë se bebet që lindin tani, do të jetojnë rreth 104 vjet”, ka deklaruar Harper. /Gazeta Shneta/