Njëra ndër sfidat më të mëdha të nënës gjatë kohës së rritjes së fëmijës, është padyshim edhe hapi i madh i largimit të pelenës, dhe përdorimi i tualetit për herë të parë si fëmijë.
Mënyra e qasjes dhe komunikimit tuaj me fëmijën, është njëra ndër çelësat kryesor për marrëveshjen e realizimit të këtij hapi të madh për të dy ju, transmeton Gazeta Shneta.
Mosha gjatë së cilës fëmija është i gatshëm për përdorimin e tualetit, është 2 vjeç, por bazuar në zhvillimin e fëmijës, në disa raste janë të gatshëm që nga 18 muaj, ose në rastet specifike, pas moshës 2 vjeçare.
Megjithatë, gjatë kësaj kohe, fëmija do t’iu jap shenjat kur të jetë i gatshëm për këtë hap. Këto shenja mund të jenë:
Ka filluar të ec dhe herë pas herë ulet në vende të ndryshme për pushim;
Ka filluar të pavarësohet nga ju, p.sh. të kryej shumicën e detyrave pa ndihmën tuaj;
Ka filluar të interesohet dhe t’i shoh të rriturit duke përdorur tualetin;
Ka filluar ta mbajë të thatë pelenën për dy orë të tëra (që nënkupton se ka aftësi ta kontrollojë nevojën e tij/saj);
Ka filluar t’i veshë rrobat i/e vetëm, theksojnë psikologët e fëmijëve, transmeton Gazeta Shneta.
Pas këtyre shenjave që fëmija juaj i zbulon, është koha juaj, të uleni dhe të bëni një bisedë sa më kënaqshme për të, që t’i tregoni sa i rëndësishëm është përdorimi i tualetit për të, etj., shkruan raisingchildren.net.au. /Gazeta Shneta/