Një studim i ri tregon se mënyra si prindërit i flasin fëmijës, jo vetëm sa shpesh i flasin, përbën ndryshimin në zhvillimin e gjuhës.
Studime të mëparshme kanë treguar të mirat e ekspozimit të fëmijëve ndaj gjuhës së folur që në moshë të hershme, por ky studim nga Universiteti i Iowa dhe Universiteti Indiana tregon veçanërisht se të anagazhohesh verbalisht (me anë të të folurit) ; duke dëgjuar bëlbëzimet dhe tingujt e tyre dhe duke iu “përgjigjur” atyre ndihmon në shpejtimin e zhvillimit të gjuhës më shumë sesa thjesht tu flasësh e tu tregosh sende përreth.
Studiuesit vëzhguan një grup të vogël fëmijësh (8 muajsh) në ndërveprim me nënat e tyre dhe i kategorizuan reagimet e nënave në dy lloje; reagime “ridrejtuese”, ku nëna e drejtonte vëmendjen e fëmijës diku nëpër ambjent pasi ai belbëzonte, dhe reagime “sensitive” ku nëna përpiqej të përgjigjej me fjalë apo imitonte tingujt e fëmijës pas belbëzimit të tij.
Pas disa muajsh vëzhgim, fëmijët e nënave “sensitive” ishin më të gatshëm të tentonin të formonin rrokje apo fjalë të plota në krahësim me fëmijët e grupit tjetër.
“Këta fëmijë filluan të përdornin vokalizmat e tyre në funksion të komunikmit sepse ata e kuptuan që janë komunikues” tha Julie Gros-Louis, autore e studimit.
Duke pretenduar se i kuptonin vokalizmat, nënat sensitive i prezantuan fëmijët e tyre me konceptin e përdorimit të tingujve si mjete komunikimi dhe ndërveprimi.
Rezultatet e këtij studimi na tregojnë se mënyra si u flasim foshnjave është shumë më e rëndësishme sesa shpeshtësia me të cilën u flasim.