Fëmijës autik nuk ju shfaq askush në festën e ditëlindjes – mesazhi i dhimshëm i nënës

2018-11-08 në ora 20:47

Festa e ditëlindjes është për secilin fëmijë një rast i veçantë për t’u argëtuar me miqtë e tij, për të luajtur dhe për të fikur një tjetër qiri. Kryesorët për ta bërë një festë ditëlindjeje të bukur janë padyshim mysafirët, shkruan revista Parent, transmenton Gazeta Shneta.

Për këtë arsye, në Cavezzo në Itali, një djalë 4 vjeçar, të cilit nëna e tij kishte organizuar një festë të bukur për ditëlindjen, nuk mundi të festonte. Në festën e ditëlindjes së fëmijës nuk u paraqitën shokët e kopshtit, ose më mirë, nga 23 prindër vëtëm njëri solli fëmijën e tij. 22 të tjerë nuk ishin të pranishëm në festë, as nuk kishin mirësjelljen për të paralajmëruar se nuk do të shkonin. Djaloshi që kishte ditëlindjen është i prekur nga autizmi dhe nëna dyshon se për këtë arsye prindërit e fëmijëve të tjerë nuk erdhën.
Pse shokët nuk u paraqitën në festë.
“Sot, si nënë e një fëmije me aftësi të kufizuara, ndihem e zhgënjyer nga njerëzit rreth nesh. Dikush nuk mundi të vijë për shkak të një aksidenti në minutën e fundit, një tjetër fëmijë ishte i sëmurë, ndërsa prindërit e tjerë thoshin se ishin Dëshmitarë të Jehovait dhe nuk festonin ditëlindje. Isha shumë keq, sepse kisha bërë disa investime për të organizuar ditëlindjen dhe gjithashtu bleva një tortë të madhe. Unë nuk e di se cila është arsyeja: dikush më tha se djali im nuk është i vaksinuar, por fakti që unë jam kundër vaksinave nuk duhet të bjerë mbi djalin tim. Mësova pastaj se shumë nëna nuk erdhën sepse unë u kërkova të mos sillnin dhurata, pasi im bir ka shumë lodra tashmë”,- shprehet nëna e vogëlushit.
Gruaja në fakt ka hapur një shoqatë për të ndihmuar fëmijët autikë, ashtu si djali i saj. Organizata jofitimprurëse quhet “Princi i vogël” dhe mbledh fonde për terapi muzikore dhe kurse integrimi.
Pas festës së humbur të ditëlindjes, fëmija më në fund mundi të fikë qiriun e tij të katërt. /gazeta shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *