Më poshtë do ta shihni një fotografi tepër prekëse të fëmijës me këmbë të ngjitura.
Jermkwan Krathumnat, 10 muajsh, është poashtu i verbër në syrin e djathtë dhe ka fytyrën e deformuar, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Mjekët madje nuk kanë qenë në gjendje për ta përcaktuar gjininë e fëmijës për shkak të formës së parregullt.
Fëmija është në një gjendje që njihet si ‘sirenomelia’, apo sindromi i sirenës ku gjymtyrët janë të ngjitura së bashku.
Aktualisht fëmija është duke u trajtuar në një spital në Bangkok, dhe familjes i duhet të udhëtojë 120 kilometra vetëm për ta parë.
Mjekët kanë thënë se fillimisht do t’ia operojnë buzën e ndarë në dysh e pastaj pasi të rritet edhe këmbët.
Familja është në kushte mjaft të vështira jetese dhe njerëzit janë duke u mobilizuar për ta ndihmuar. /Gazeta Shneta/