Shtimi në peshë tek foshnja në javët e para duhet të jetë prezent. Nëse kjo nuk ndodh, ndoshta fëmija nuk ushqehet aq sa duhet.
Në javët e para, çdo foshnja duhet të shtojë rreth 150-200 gram në javë. Nga ana tjetër, kur pesha nuk shtohet më shumë se 100 gram në javë, fëmija duket i shqetësuar dhe i pakënaqur pasi ushqehet dhe qan, ndoshta ushqyerja me gji nuk është e mjaftueshme.
Si ta kuptojmë nëse fëmija nuk ushqehet aq sa duhet?
Për të kuptuar nëse prodhoni qumësht të mjaftueshëm, mund të bëni një test të thjeshtë. Para se t’i jepni fëmijës për të pirë, ushtroni pak presion mbi thithën e gjirit tuaj për të kontrolluar rrjedhjen e qumështit.
Për më tepër, metoda e “peshimit të dyfishtë” mund të jetë gjithashtu e dobishme. Peshojeni të porsalindurin para dhe pas ushqyerjes, me të njëjtat veshje por pa pelenë. Nëse rritja e peshës është më pak se 30-50 gramë, është e nevojshme të intensifikohet dhënia e qumështit, ose pasi të konsultoheni me pediatrin, të kombinoni edhe qumështin formulë.
Shkaqet e mundshme
Është gjithashtu e rëndësishme të siguroheni nëse i porsalinduri nuk po fiton peshë sepse merr ajër gjatë ushqyerjes, gjë që çon në një ndjenjë të rreme të ngopjes. Për këtë duhet të ndryshoni pozicionet e ushqyerjes.
Gjithashtu është thelbësore që të respektohet koha që i nevojitet fëmijës: disa kanë nevojë për disa minuta për të përfunduar pirjen. Nuk duhet të nguteni.
Metodat që ndihmojnë
Për të rritur prodhimin e qumështit, është mirë të stimuloni thithat me dorë dhe të pini shumë lëngje: ujë, lëngje frutash, çajra dhe të konsumoni supë. Është mirë të mbani stresin dhe ankthin sa më larg./pernenat.al/