E gjitha është punë e instinktit, pasi prindërit reagojnë shumë shpejt me qoftë me anë të gjesteve apo gjuhës, që është prej stimujve më kuptimplotë.
Por çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj po zihet me dikënd tjetër?
Pavarësisht se instikti mund t’ju ndikojë që të ndërhyni, kjo gjë nuk e ndihmon aspak fëmijën tuaj në zhvillimin e aftësive të tij sociale.
Por duke thënë këtë, ka disa raste kur një ndërhyrje e vogël është e nevojshme për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Kur duhet të ndërhyjnë prindërit?
“Prindërit apo çdo i rritur tjetër duhet të ndërhyjë në rastet e bullizmit”, thotë Holly Schiffrin, profesoreshë psikologjie në “Universitetin e Mary Ëashington”.
Këto janë hapat që duhen ndjekur në rast se femija juaj është përfshirë në një konflikt:
⦁ Nëse askush nuk është dëmtuar fizikisht apo nuk duhet të ndërhyni.
⦁ Nëse konflikti përshkallëzohet afrohuni për të biseduar me fëmijët.
⦁ Lejojini fëmijët të tregojnë versionin e tyre për situatën.
⦁ Pasi të keni dëgjuar fëmijët përsëriteni problemin që ju kuptuat nga shpjegimi i tyre.
⦁ Ndihmoni në zgjidhjen e problemit duke bërë pyetje të tipit: Cila është zgjidhja më e mirë për të gjithë?
⦁ E mbështesni zgjidhjen e tyre duke i bërë disa rregullime të vogla por nuk duhet të jetë sygjerimi juaj zgjidhja konkrete.
⦁ Pasi të kenë rënë dakord me zgjidhjen, lërini të vazhdojnë me aktivitetet e tyre./pernenat/