Vajza Fatlume Shala e cila ishte e sëmurë nga mëlçia, ka gjetur shërimin në njërin nga spitalet në Turqi.
Këtë e ka bërë të ditur babai i saj, Sadik Shala, nëpërmjet një postimi në facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Ai e ka falënderuar ambasadën dhe konsullin e Kosovës në Turqi, Rrahim Morina, për ndihmën e tij.
“Falënderoj shumë z. Rrahim Morina se më ka ndihmu shumë dhe gjithë ata që janë kanë në përkrahje të vajzës tem”, ka shkruar Shala.
Shumë kosovarë po i drejtohen Turqisë dhe vendeve tjera për të kërkuar shërim nga sëmundje të ndryshme në mungesë të kushteve në Kosovë.
Vetëm vitin e kaluar kosovarët kanë paguar rreth 150 milionë euro për shërim jashtë vendit. /Gazeta Shneta/